Shqiptarët gati e rrëzuan Interin! Zikaltrit kualifikohen pas 120 minutave 

Futboll

Shqiptarët gati e rrëzuan Interin! Zikaltrit kualifikohen pas 120 minutave 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 janar 2022 Në ora: 23:33
Interi

Empoli i pafat në "San Siro", eliminohen nga Kupa e Italisë. 

Empoli mposhtet pas 120 minutave, me rezultat 3:2 nga kampioni në fuqi Interi, në takimin që u luajt në “Giuseppe Meazza”.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (2:2), por vazhdimet dy herë nga 15 minuta kanë qenë të kobshëm për mysafirët. 

Futbollisti Nedim Bajrami ka shënuar në minutën e 61-të pas asistimit të Kristijan Asllanit, duke barazuar rezultatin 1:1. 

Për Interin shënoi Sanchez (13'), Ranocchia (90+1) e Sensi (104’) e për Empolin Bajrami (61') e Radu (76'-autogol).

Empolin, minuta e fundit e tradhtoi dhe e la pa u kualifikuar, pësuan gol dhe ndeshja shkoi në vazhdime.  

Kristijan Asllani u paraqit nga minuta e parë, Nedim Bajrami nga minuta e 46-të e Ardian Ismajli nga ajo e 85-ta. Asllani u zëvendësua në minutën e 97-të.

Interi falë fati sportivë kualifikohet në çerekfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat