EFL Cup/ Arsenali dhe Liverpooli në kërkim të finales, formacionet e mundshme

Futboll

EFL Cup/ Arsenali dhe Liverpooli në kërkim të finales, formacionet e mundshme

Më: 20 janar 2022 Në ora: 07:20
Foto ilustrim

Finalisti i parë i Carabao Cup, Chelsea do ta mësojë sot kundërshtarin e saj që do të dalë nga ballafaqimi i dytë ndërmjet Arsenalit dhe Liverpoolit.

Sfida e parë e zhvilluar në “Anfiedl Raoad përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, në atë ndeshje ku mesfushori Granit Xhaka u ndëshkua direkt me karton të kuq për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër ndaj sulmuesit Deiogo Jota.

Ndeshja e sotme do të zhvillohet më stadiumin “Emirates” duke filluar nga ora 20:45.

Aubameyang, Elneny, Partey, Pepe dhe Xhaka janë mungesat e Arsenalit për këtë sfidë, kurse te Liverpooli mungojnë Keita, Mane, Philips dhe Mohamed Salah.

Këto janë formacionet e mundshme:

Arsenal: (4-2-3-1): Ramsdale; Chambers, Holding, Gabriel, Tierney; White, Lokonga; Saka, Odegaard, Martinelli; Lacazette

Liverpool: (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Jones; Minamino, Firmino, Jota

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat