Trajneri i Southampton flet për Armando Brojën: Lëreni të luajë futboll

Futboll

Trajneri i Southampton flet për Armando Brojën: Lëreni të luajë futboll

Më: 20 janar 2022 Në ora: 16:08
Trajneri i Southampton flet për Armando Brojën: Lëreni të luajë futboll

Armando Broja ka gjithë vëmendjen në Premier League me performancat e tij në këtë sezon. Ish-mesfushori i Chelsea-t, Steve Sidwell, ia ka sygjeruar sulmuesin West Ham: “Broja është zgjidhja e duhur.

Dikush i ri, i uritur, duhet të jetë në këtë skuadër”, tha Sidwwell për “BT Sport”.

Sipas raportimeve të mediave britanike, Tuchel e pëlqen Brojën, por kërkon që ta shoh sërish nga afër në ndeshjet përgatitore të verës. Ndërkohë edhe vetë trajneri i Southampton, e ka pranuar deri diku në konferencën për shtyp se janë ulur disi shanset për të blerë kartonin pasi Chelsea e do në shtëpi.

“Për të qenë i sinqertë, nuk ndikon shumë pjesa e Brojës sepse e dimë që do të jetë këtu deri në fund të sezonit. Kemi shumë kohë për të folur me Chelsea, por lëreni këtë djalë që të luajë futboll”, tha Hasenhutl.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat