Ulpiana huazon lojtarin e Dritës

Futboll

Ulpiana huazon lojtarin e Dritës

Nga: K.G. Më: 20 janar 2022 Në ora: 18:45
Esosa Priestley Irogue

Ulpianën nga Lipjani e pret punë e vështirë në pjesën e dytë të kampionatit, në luftë për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit të Kosovës.

Si shumë skuadra tjera, edhe Ulpiana nuk qëndron duarkryq, duke përforcuar radhët e veta. 

Skuadra nga Lipjani konfirmon huazimin e futbollistit të Dritës, Esosa Priestley Irogue.

"KF Ulpiana 1926, arrin marrëveshje me futbollistin Esosa Priestly Irogue (sulmues) i cili vjen nga radhët e FC Drita e Gjilanit.

Klubi ka arritur marrëveshje me lojtarin fillimisht për 6 muaj huazim me mundësi vazhdimi edhe për 1 vit”, njofton Ulpiana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat