Kombëtarja e Shqipërisë U-16 zbret nesër në fushë

Futboll

Kombëtarja e Shqipërisë U-16 zbret nesër në fushë

Më: 20 janar 2022 Në ora: 19:18
Kombëtarja e Shqipërisë U-16 zbret nesër në fushë

Edhe Kombëtarja shqiptare U-16 do të zbresë në fushë këtë të premte, ku do të zhvillojë një seleksionim një ditor, me lojtarë të vitlindjes 2007 në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

Trajneri i ekipit Kombëtar, Agron Kërçova ka ftuar në këtë seleksionim rreth 30 lojtarë të talentuar, të cilët aktivizohen në kampionatin shqiptar të moshave. Futbollistët e vegjël do të kenë mundësi të kryejnë testime nga më të ndryshmet, duke treguar cilësitë e tyre në fushë.

I gjithë ky proces që ka si synim vëzhgimin nga afër të elementëve të talentuar të kësaj grupmoshe, do të ndiqet nga afër nga stafi teknik i Kombëtares U-16, me në krye teknikun shqiptar, si dhe nga specialistët e Ekipeve Kombëtare dhe pjesëtarë të stafeve të ekipeve të tjera Kombëtare.

Pas përzgjedhjes së lojtarëve ditën e nesërme, në javën e ardhshme, më 27 janar është planifikuar edhe një ndeshje miqësore kundër ekipit Kombëtar U-15, ku trajneri Kërçova do të ketë mundësinë të shohë lojtarët e seleksionuar në lojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat