Ndërron jetë pronari i topit të futbollit më të vlefshëm në botë

Futboll

Ndërron jetë pronari i topit të futbollit më të vlefshëm në botë

Më: 20 janar 2022 Në ora: 19:44
Ndërron jetë pronari i topit të futbollit më të vlefshëm në botë

Jesus Ferro, gazetar, udhëtar i palodhur, që jetonte pasionin për futbollin, duke udhëtuar në pesë kontinente, ka ndërruar jetë në Lomas de Zamora të Argjentinës në moshën 68-vjeçare pas një sëmundjeje.

Ai njihet si njeriu që kishte në pronësi topin e futbollit më të vlefshëm në botë.

Një top unik futbolli që përmbledh karrierën e udhëtimit dhe gazetarisë së Jesus Ferr, një tifoz i pasionuar i futbollit dhe një tifoz i madh i Boca Juniors.

Topi, për të cilin kujdesej ai si të kishte një thesar, përmban nënshkrimet e 40 prej futbollistëve më të rëndësishëm në histori të futbollit.

Di Stefano, Pele, Maradona, Messi apo Cristiano Ronaldo kishin nënshkruar në të, duke përfshirë edhe emrat e Eusebios, Copa, Beckenbauer, Crujiff, Van Basten, Falcao, Zico, Riquelme…

Ferro që kishte këtë top me firmat e aseve të futbollit ia kishte dhënë kushëririt të tij Herman, i cili punon si mjek në Gjermani, dhe e cilësoi atë si unik sepse nuk ekziston një gjë e tillë dhe për këtë arsye nuk ka asnjë mënyrë për ta vlerësuar, sepse përmban një histori të plotë të futbollit.

Ferro filloi të mbledhë autografe të yjeve të mëdhenj të futbollit pas Kupës së Botës të vitit 1990 në Itali.

Ky top përmban nënshkrimet e 13 lojtarëve që janë shpallur kampionë të botës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat