Zbulohet renditja e klubeve më të fortë në botë dhe surprizat nuk mungojnë

Futboll

Zbulohet renditja e klubeve më të fortë në botë dhe surprizat nuk mungojnë

Më: 20 janar 2022 Në ora: 19:49
Palmeiras

Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave të futbollit (IFFHS) ka publikuar renditjen e klubeve më ët mirë të botës, në raport me pikët e grumbulluara në sezonet e fundit dhe sipas kritereve që marrin parasysh rezultatet e arritura në të gjitha kompeticionet.

Kjo renditje ka për qëllim të përcaktojë skuadrën më të fortë të vitit në botë mes të gjitha kompeticioneve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Një rezultat që arrihet nga shuma e të gjithë pikëve të marra në ndeshjet e luajtura në çdo kompeticion nga janari në dhjetor.

Klubi më i fortë në botë për nga statistikat është Palmeiras, dy herë kampion i Kupës Libertadores.

Ajo që bie akoma më shumë në sy është se mes 10 vendeve të para nuk ka asnjë skuadër italiane: Juventus mban vendin e 12-të me 242 pikë, ndërsa Roma është në vendin e 18-të me 230,5 dhe Inter-i në të 29-ën me 205 pikë.

Ja 10 klubet më të fortë në botë:

1 – Palmeiras, 322 pikë

2 – Atletico Mineiro, 313

3 – Manchester City, 300

4 – Chelsea, 289

4 – Flamengo, 289

6 – Dinamo Zagreb, 282

7 – Bayern Munich, 271

8 – Real Madrid, 262

9 – Ajax, 261

10 – Athletico Paranaense, 252

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat