Pjaniç: Allegri është trajneri më i mirë që kam patur

Futboll

Pjaniç: Allegri është trajneri më i mirë që kam patur

Më: 21 janar 2022 Në ora: 19:00
Pjaniç: Allegri është trajneri më i mirë që kam patur

Miralem Pjaniç, mesfushor i Besiktas, është kthyer të flasë për ish-skuadrën e tij, Juventus-in, dhe mbi të gjitha për trajnerin Massimiliano Allegri me të cilin ka patur një marrëdhënie unike.

Gjatë një ndërhyrje të bërë në Tëitter, e publikuar edhe nga Tuttosport, boshnjaku i ka thurur elozhe punës së ish-trajnerit të tij.

“Allegri është trajneri më i mirë që kam patur. Kam bërë disa hapa shumë të mëdhenj përpara me të. Më ka bërë një lojtar më të fortë, duke më ndihmuar ta shoh futbollin në një mënyrë tjetër. Kuptoheshim në mënyrë perfekte”, ka shpjeguar Pjaniç..

“Tre vitet me të kanë qenë fantastike. Kemi fituar gjithçka me Juventus-in, duke arritur edhe finalen e Champions League. Edhe pse nuk kemi arritur ta fitojmë.

“Kemi shkuar në finale duke luajtur ndeshje të paharrueshme, kemi fituar Serinë A, Kupën e Italisë dhe Superkupën, ka qenë një çmenduri. Ishim një skuadër e madhe me një trajner të madh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat