Xherdan Shaqirit megjithatë i japin pak minuta lojë, Lyon fiton

Futboll

Xherdan Shaqirit megjithatë i japin pak minuta lojë, Lyon fiton

Nga: K.G. Më: 21 janar 2022 Në ora: 22:59
Xherdan Shaqirit megjithatë i japin pak minuta lojë, Lyon fiton

Xherdan Shaqiri megjithatë u paraqit në dhjetë minutat e fundit përkatësisht nga minuta e 80-ta. 

Lyon e mposhti me rezultat minimal 1:0 St. Etienne-n, në takimin e javës së 22-të të Kampionatit të Francës. 

Futbollisti Dembele vulosi fatin e kësaj ndeshje, duke shënuar nga penalltia në minutën e 15-të. 

Shaqiri flitet e përflitet se do të largohet nga Lyoni, u aktivizua në minutën e 80-të. 

Lyon zë vendin e dhjetë me 31 pikë e St. Etienne të fundit me 12 sosh.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat