Barcelona pritet të pasurohet, gati marrëveshje me kompaninë Spotify

Futboll

Barcelona pritet të pasurohet, gati marrëveshje me kompaninë Spotify

Më: 22 janar 2022 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Barcelona po punon për të gjetur një sponsor të ri për fanellën e tyre dhe si duket tashmë e kanë gjetur atë.

Kompania japoneze, Rakuten, e sheh kontratën e tyre me klubin katalanas të përfundojë më 30 qershor dhe nuk ka asnjë qëllim nga ana e tyre për të rinovuar marrëveshjen e sponsorizimit.

Megjithatë, sipas gazetës Mundo Deportivo, drejtuesit e klubit nga Camp Nou nuk kanë qëndruar dhe tashmë e kanë gjetur një sponsor të ri për sezonin e ardhshëm.

Njëri nga kandidatët kryesorë, është kompania e mirënjohur Spotify. Barcelona beson se është një mundësi shumë interesante duke pasur parasysh madhësinë e markës së saj si dhe fuqinë e saj ekonomike.

Spotify janë gjithashtu të interesuar për marrëveshjen për shkak të numrit të madh të mbështetësve që Barcelona ka në të gjithë botën. Blaugranët kanë 400 milionë ndjekës në kanalet e tyre të ndryshme të mediave sociale.

Mendohet se marrëveshja e sponsorizimit mund të sjellë midis 30 dhe 60 milionë euro në vit për Barcelonën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat