Simeone: Në pjesën e dytë zhvilluam lojën që duhet të bënim

Futboll

Simeone: Në pjesën e dytë zhvilluam lojën që duhet të bënim

Më: 23 janar 2022 Në ora: 12:07
Simeone: Në pjesën e dytë zhvilluam lojën që duhet të bënim

Atletico Madrid arriti një fitore fantastike mbrëmjen e kaluar. Kampionët në fuqi të Spanjës triumfuan 3-2 me përmbysje ndaj Valencias me dy gola të realizuar në minutat shtesë, duke arritur një sukses që pritet të sjellë kthesën e madhe.

Ekipi mik mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, por golat Cunha, Correa dhe Hermoso realizuan golat e fitores për ekipin e Diego Simeones. Trajneri argjentinas u shfaqi lumtur në deklaratën pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha:

“Tifozët tanë na karikuan dhe skuadra u përgjigj. Në pjesën e dytë zhvilluam lojën që duhet të bënim, ia dolëm të konkretizonim rastet tona me gola. Luajtëm në krah me De Paul dhe Hermoso.

Ka raste kur entuziazmi dhe energjia janë më të rëndësishme se vendosja apo pozicionimi i lojtarëve në fushë. Në pjesën e parë nuk ishim mirë në lojën pa top, por më pas ndodhi e kundërta.

Me përpjekjen e të gjithëve u kthyem skuadra që jemi. Kjo fitore do të na ndihmojë të përballojmë me entuziazëm më të madh takimin me Barcelonën”, deklaroi trajneri i Atletico Madrid.

“Colchoneros” renditen për momentin në vend të katërt me 36 pikë, 13 më pak se Real Madrid i vendit të parë. Barcelona është rivali i radhës në La Liga, me dy ekipet që do të përballen mes tyre në “Camp Nou”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat