Ish mesfushori italian i futet politikës

Futboll

Ish mesfushori italian i futet politikës

Më: 23 janar 2022 Në ora: 18:48
Ish mesfushori italian i futet politikës

Pas një karriere të suksesshme si futbollist dhe më pas si President i Shoqatës së Futbollistëve në Itali, Damiano Tommasi është gati t’i futet politikës.

Ish mesfushori i Romës ka vendosur të kandidojë për kreun e bashkisë së Veronës, nën siglën e Lëvizjes “5 Yjet”, teksa ka zbuluar edhe prioritetet e politikës së tij, nëse ia del të zgjidhet.

“Më kanë kërkuar të kandidoj miq, pronarë biznesesh, akademikë dhe madje edhe një hidraulik, të cilët duan të bëj gjëra të mira për qytetarët. Shpresoj që Verona të ketë një numër të lartë votuesish që ushtrojnë të drejtën e tyre, pasi ëndrra ime është të afroj të rinjtë në politikë”, deklaroi Tommasi.

Ish mesfushori ka lindur në një provincë të Veronës dhe pikërisht në këtë klub u rrit, para se të transferohej te Roma, ku luajti për shumë vite.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat