Ferrara me fjalë interesante për reprezentusin e Kosovës

Futboll

Ferrara me fjalë interesante për reprezentusin e Kosovës

Më: 25 janar 2022 Në ora: 18:46
Ferrara me fjalë interesante për reprezentusin e Kosovës

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani po kalon formën e tij më të mirë tek skuadra e Napolit.

Dhe, sipas legjendës së Napolit dhe Juventusit, Ciro Ferrara, besimi i dhënë ndaj Rrahmanit në fund iu shpërblye Spallettit.

“Më duhet të them se Luciano Spalletti bëri një punë të shkëlqyer më fillim në stolin napolitane. Trajneri ka lënë mënjanë një nga nxënësit e tij, Kostas Manolas , të cilin e kishte pasur edhe në Romë, duke i besuar një lojtari si Amir Rrahmani. Ai kishte të drejtë dhe u shpërblye nga mbrojtësi”, tha ai.

Ferrara tha ndër të tjera se Napoli “duhet të luftojë (për titull) dhe të vazhdojë të besojë në të deri në fund”.

Kujtojmë se goli ndaj Salernitanas ishte goli i tretë deri më tani në këtë edicion për reprezentuesin e Kosovës me Napolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat