Voca pritet të bëhet me skuadër të re, aventura e radhës në Itali

Futboll

Voca pritet të bëhet me skuadër të re, aventura e radhës në Itali

Më: 26 janar 2022 Në ora: 12:00
Voca pritet të bëhet me skuadër të re, aventura e radhës në Itali

Idriz Voca pas një aventure jo të mirë në Turqi, ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Itali.

24-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës, Cosenza që bën gara në Serie B.

Ai te Cosenza do të transferohet si lojtar i lirë pasi është pa klub prej verës së vitit të shkuar kur e shkëputi kontratën me Ankaragucun.

Në fakt, Voca javët e fundit ka qenë në prova te skuadra zvicerane St. Gallen por duket se karrierën do ta vazhdojë në kategorinë e dytë të Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat