Agjenti i Gosens zbulon pse lojtari e zgjodhi Interin para Newcastle Unitedit

Futboll

Agjenti i Gosens zbulon pse lojtari e zgjodhi Interin para Newcastle Unitedit

Më: 26 janar 2022 Në ora: 17:49
Robin Gosens

Agjenti i Robin Gosens ka konfirmuar se janë në detajet për transferimin e mbrojtësit anësor të Atalanta-s te Interi, pasi refuzuan Newcastle Unitedin.

Në thelb është bërë tashmë një marrëveshje midis dy klubeve për një huazim të lojtarit për tre milionë euro si dhe me obligimin për blerjen përfundimtare me koston e 22 milionë eurove.

Ka mbetur vetëm që të finalizohen kushtet personale dhe më pas testet mjekësore të lojtarit, të cilat pritet të zhvillohen nesër në Milano.

Agjentët dhe ndërmjetësit e të dy palëve u panë të mërkurën në selinë e Interit, duke përfshirë agjentin kryesor Paolo Busardo, i cili foli shkurtimisht për këtë operacion.

“Nuk është bërë ende, ka ende disa detaje për t’u zgjidhur, do të shohim. Nuk e di nëse do të finalizohet deri në mbrëmje”, tha ai.

I pyetur pse lojtari ka zgjedhur Interin duke refuzuar Newcastle United, ai u përgjigj:

“Sepse është Interi. Shpresojmë se mund të jetë zgjidhja e duhur për të.”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat