Roma po tenton përsëri për Xhakën, transferimi mund të ndodhë në ditën e fundit

Futboll

Roma po tenton përsëri për Xhakën, transferimi mund të ndodhë në ditën e fundit

Më: 27 janar 2022 Në ora: 10:27
Granit Xhaka, Jose Mourinho

Granit Xhaka – Roma, është një dashuri e madhe në distancë që ende nuk janë bashkuar, edhe pse dëshira mes palëve është e madhe.

Në fakt më mirë mund të thuhet që kjo dashuri është mes Xhakës dhe trajnerit portugez Jose Mourinho që po e kërkon me ngulm.

Portugezi e kishte bërë prioritet transferimin e prishtinasit në verë, por Arsenali refuzoi çdo ofertë të Romës për të.

Mediat e ndryshme në Itali dhe Angli kanë raportuar se Roma nuk është dorëzuar për transferimin e Xhakës dhe po tenton transferimin e tij edhe në janar.

Arsenali është gati ta lejoj largimin e Xhakës, por po pret që fillimisht të transferojë një futbollist dhe në listën e tyre janë Arthur e Ruben Neves.

Në rast se Arsenali do të blejë një mesfushor, atëherë Roma do të nisë një ofertë në ditën e fundit të tregut të transferimeve për transferimin e Xhakës.

Besohet se Topçinjtë do ta lejojnë largimin e kosovarit për një shumë prej 20 milionë eurove.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat