Policia Bashkiake, kontroll në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit

Futboll

Policia Bashkiake, kontroll në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit

Më: 27 janar 2022 Në ora: 11:24
Policia Bashkiake, kontroll në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit

Policia Bashkiake ka zbarkuar për kontroll në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit. Nuk dihen ende shkaqet se përse Policia Bashkiake po bën kontrolle në zyrat e FSHF-së.

Së fundmi ka një konflikt mes Bashkisë Tiranë dhe kreut të FSHF-së Armand Duka i cili kërkon mandatin e gjashtë në krye të shtëpisë së futbollit shqiptar.

Në media FSHF publikoi  një audio-përgjim të bërë në mbledhjen e anëtarëve të komunitetit të futbollit dhe Shoqatës Rajonale Tiranë, të drejtuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Më pas, një sasi e vogël tritoli shpërtheu në banesën e Dukës në Durrës.

I pyetur nëse ka ndikuar konflikti dhe skandali i audio-përgjimit që u publikua nga FSHF-ja, Duka tha se gjithçka ia lë në dorë drejtësisë dhe ironizoi policinë e shtetit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat