Ballkani fiton me golin e Korenicës ndaj ekipit nga Ukraina

Futboll

Ballkani fiton me golin e Korenicës ndaj ekipit nga Ukraina

Nga: K.G. Më: 27 janar 2022 Në ora: 15:26
Ballkani fiton me golin e Korenicës ndaj ekipit nga Ukraina

Ballkani nga Theranda është në përgatitje në Antalia të Turqisë dhe përveç kësaj, po i zhvillon edhe disa ndeshje miqësore.

Skuadra nga Theranda ka shënuar fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj ekipit ukrainas PFK Aleksandriya.

Futbollisti Meriton Korenica vulosi fitoren e ekipi të tij. 

“Ka përfunduar edhe ndeshja e 3-të miqësore në fazën përgatitore në Antalya e cila u mbyll me fitore”, shkruan në faqen e Ballkanit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat