Vjosa fiton me rezultat të thellë ndaj Arbërisë

Futboll

Vjosa fiton me rezultat të thellë ndaj Arbërisë

Më: 27 janar 2022 Në ora: 19:19
Vjosa fiton me rezultat të thellë ndaj Arbërisë

Ndonëse ishin të suksesshëm gjatë stinorit vjeshtor në Ligën e Parë, Arbëria u përball me probleme të shumta në muajt e fundit.

Nga dobrajasit u larguan kryesia e klubit, stafi teknik dhe futbollistët kryesor të ekipit.

Sot, kuqezinjtë kanë zhvilluar një ndeshje kontrolluese ndaj skuadrës nga Liga e Dytë, Vjosa.

Skuadra nga Shtimja ishte e pamëshirshme ndaj Arbërisë të cilën e mposhti me rezultat të thellë, 5-1.

Golat për bardhekaltrit u realizuan nga Muhamet Krasniqi, Ilir Pollomi, Albijon Shurdhiqi, Ardit Gashidhe Çlirim Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat