Pas Gosens, Interi mbyll marrëveshjen tjetër me sulmuesin e Genoas

Futboll

Pas Gosens, Interi mbyll marrëveshjen tjetër me sulmuesin e Genoas

Më: 27 janar 2022 Në ora: 22:46
Pas Gosens, Interi mbyll marrëveshjen tjetër me sulmuesin e Genoas

Dy marrëveshje të realizuara brenda një dite, ku kampioni italian Inter pas transferimit të Robin Gosens arrin të sigurojë edhe shërbimet e sulmuesit të Genoas Felipe Caicedo.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur Fabrizio Romano, ku sulmuesi nga Ekuadori i bashkohet “Nerazzurëve” si zëvendësues i Dzekos dhe Lautaros, përcjell KosovaPress.

Gjatë orëve në vazhdim Caicedo do të jetë në qytetin e Milanos për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën e tij të re me Interin.

Këtë sezon, në 10 paraqitje për skuadrën e Genoas në të gjitha garat, Felipe Caicedo ka regjistruar vetëm një gol dhe tre asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat