Pronari serb i Southamptonit e godet shumë keq Vuçiqin, e quan edhe diktator

Futboll

Pronari serb i Southamptonit e godet shumë keq Vuçiqin, e quan edhe diktator

Më: 28 janar 2022 Në ora: 00:02
Pronari serb i Southamptonit e godet shumë keq Vuçiqin, e quan edhe diktator

Dragan Solak është pronari i ri i Southamptonit të Armando Brojës.

Ai nuk i ka aspak mirë punët me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq,

Pasuria e vlerësuar prej 1.4 miliardë funtesh e Solakut rrjedh kryesisht nga 33% e aksioneve që ai mban në United Group, një kompani me bazë në Holandë që ai e ndërtoi nga e para, e cila kontrollon asetet e medias në të gjithë Ballkanin.

Duke folur për klubin e ri që zotëron, ai me të vërtetë donte të fliste edhe për situataën politike në vendin e tij, ku Aleksandar Vuçiç, tani president, ka shtrënguar vazhdimisht kontrollin e tij në media që kur u bë kryeministër për herë të parë më 2014.

“Fokusi im është me të vërtetë të hedh dritë mbi situatën e lirisë së medias në Serbi ,” thotë Solak, “Mendoj se Vuçiq po vepron njëjtë si një diktator, duke luajtur bukur dhe me edukatë, mund të shkojë shumë larg në Evropë”, shtoi ai.

Por, sipas tij kjo nuk është diçka e mirë dhe e ka kritikuar edhe BE-në që e mbështesin. “Nuk e di pse Bashkimi Evropian e mbështet Vuçiqin…”.

Kur Solak u bë pronar i klubit, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, reagoi në twitter duke thënë se ai është një oligark që ka fituar prej qeverive të kaluara në mënyrë të ndytë.

Kjo nuk i ka pëlqyer atij që ka reaguar duke thënë se nuk merret me politik.

“Prioritetet e mia kryesore janë familja dhe golfi, dhe më pas do të thosha biznesi. Politika nuk është askund në top 100. Nuk më intereson politika”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat