Portieri i Ekuadorit i vuri këmbën në fyt

Futboll

Portieri i Ekuadorit i vuri këmbën në fyt

Më: 28 janar 2022 Në ora: 11:06
Portieri i Ekuadorit i vuri këmbën në fyt

Sulmuesi i Barazilit, Mattheus Cunha, shpëtoi mrekullisht në sfidën eliminatore të Botërorit “Katar 2020”, të zhvilluar përballë Ecuadorit, në kryeqytetin Kuito, në lartësinë 2850 metra mbi nivelin e detit.

Në minutën e 15-të të takimit, teksa “Seleçao” po kryesonte 0-1 falë golit të shënuar nga Casemiro që në minutën e 6-të, portieri i vendësve, Dominguez, bëri një ndërhyrje “kung fu” ndaj futbollistit të Atleticos së Madridit, duke i rrezikuar madje edhe jetën.

Në këtë rast, është me vend përdorimi i zhargonit “u vuri këmbën në fyt”.

Pamjet janë të frikshme, ndërsa shenjat e takave në qafën e 22-vjeçarit brazilian tregojnë më shumë për goditjen që ka marrë. Me të drejtë kryesori i tregoi kartonin e kuq portierit.

Sa i përket kronikës, ndeshja përfundoi 1-1, pasi Ekuadori barazoi në të 75-tën me Torres.

Duhet theksuar që forcat në fushë u barazuan që në minutën e 20-të, pas ndëshkimit të Emerson Royal me kartonin e dytë të verdhë. Brazili e ka siguruar kualifikimin, pasi kryeson me 36 pikë, ndërsa Ekuadori hedh një tjetër hap të rëndësishëm me pikën e marrë, duke shkuar në kuotën 24, në vendin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat