Këngëtari i njohur italian sulmon serbin: ja çfarë do t’i kisha bërë...

Futboll

Këngëtari i njohur italian sulmon serbin: ja çfarë do t’i kisha bërë...

Më: 28 janar 2022 Në ora: 18:16
Dushan Vlahoviq

Transferimi i Dushan Vlahoviq nga Fiorentina tek Juventus ka çmendur tifozët e të dy skuadrave.

Janë entuziastë bardhezinjtë, që do të kthehen të ëndërrojnë pas lamtumirës së papritur të Cristiano Ronaldo-s; janë gati për luftë ata vjollcë, që kanë parë yllin e radhës të transferohet në Torino.

Mes tyre është këngëtari i njohur Pupo, i cili ka dhënë mendimin e tij për Radio Punto Nuovo.

“Italia është kthyer në një gjë qesharake, futbolli është një shembull i shëmtuar sesi duhet të sillet një njderi i ndershëm. Edhe ne tifozët jemi të detyruar të durojmë këtë emigrim lojtarësh drejt Juventus-it dhe është e vështirë të gëlltitet.

“Them se tifozët duhet të respektohen më shumë. Po jo vetëm në Firence, edhe në Napoli, Romë. Siç e respektojmë publikun ne artistët, kështu duhet të bëjnë edhe futbollistët”, ka thënë Pupo.

“Jam dakord me Fiorentina-n, që ka vendosur të pranojë një ofertë kaq të rëndësishme, edhe pse këto para do të vijnë nga Juventus-i, rivalja jonë e përjetshme. Me paratë që ka Commisso, unë do ta kisha mbajtur në tribunë për një sezon dhe do ta kisha lënë të largohej me kosto zero. Por unë jam një ëndërrimtar.

“Nuk më ka pëlqyer Vlahovic për gënjeshtrat që ka thënë. Ka thënë se do të qëndronte deri në qershor”, ka thënë autori i “Është Fiorentina”, himn që i është dedikuar pikërisht skuadrës vjollcë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat