Zakaria do të jetë lojtari i ri i Juventusit

Futboll

Zakaria do të jetë lojtari i ri i Juventusit

Më: 30 janar 2022 Në ora: 19:02
Zakaria do të jetë lojtari i ri i Juventusit

Denis Zakaria do të jetë lojtari i ri i Juventusit. Marrëveshja totale mes bardhezinjve dhe Borussia Monchengladbach për mesfushorin e lindur në vitin 1996 konfirmohet edhe në Gjermani, ku Kicker thekson se gjermanët nuk mund të përballonin humbjen e zviceranit në transfertë të lirë ne vere (i skadonte kontrata)

Rreth 5 milionë euro plus bonuse do të vijnë nga Zonja e Vjetër, duke shitur menjëherë një lojtar që tashmë kishte vendosur të mos rinovonte dhe për këtë arsye do të largohej falas verën e ardhshme…

Sakaq, Arthur mbetet te Juventus. Ky është mesazhi që filtron këto orë për të ardhmen afatshkurtër të mesfushorit brazilian, për të cilin Arsenali – të paktën deri më tani – nuk ka shkuar përtej kërkesës për huazim gjashtëmujor.

Bianconerët (që kërkonin një transferim më të gjatë) për rrjedhojë nuk i dhanë kurrë dritën jeshile largimit të tij, pavarësisht se ish-Barcelona kishte arritur tashmë një marrëveshje me Topçinjtë dhe ishte gati të bëhej play-maker i trajnerit Arteta.

Pak orë pas gongut final – përveç kthesave në ditën e fundit të merkatos – po shkojmë drejt qëndrimit deri në fund të sezonit. Më pas, në verë, Juventusi dhe agjenti i Arthur do të bëhen bashkë për të vlerësuar së bashku të ardhmen...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat