Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës

Futboll

Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 17:07
Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës

Pas më shumë se një muaji e gjysmë pushim, futbolli kosovar rikthehet në aksion.

Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e Kupës së Kosovës, ku tani jemi në fazën e 1/8 së finales.

Katër sfida zhvillohen të shtunën, tri të dielën dhe një tjetër të hënën në këtë fazë garash, shkruan gazeta Olle.

Gjilani pret Dukagjinin të shtunën në një sfidë shumë interesante, ku gjykohet nga Dardan Çaka së bashku me ndihmësit Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

Po këtë ditë zhvillohen edhe sfidat 2 Korriku – Ramiz Sadiku, Ulpiana – Arbëria dhe Onix – KEK-u.

Të dielën Prishtina luan ndaj Drenicës në Lipjan, ndërsa Ballkani pret Malishevën në Suharekë.

Drita do të përballet me skuadrën nga Liga e Parë, Fushë Kosovën.

Ndërsa ndeshja e vetme që zhvillohet të hënën është ajo mes Ferizajt dhe Llapit. Të gjitha ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës zhvillohen nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat