Ish-mbrojtësi i Partizanit prezantohet me shqiponjë në klubin e ri

Futboll

Ish-mbrojtësi i Partizanit prezantohet me shqiponjë në klubin e ri

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 23:25
Ish-mbrojtësi i Partizanit prezantohet me shqiponjë në klubin e ri

Ish-lojtari i Partizanit, Sodiq Atanda do të vazhdojë karrierën e tij futbollistike në skuadrën e Dhofar FC, që bën pjesën në shtetin e Omanit, në Lindjen e Mesme.

Një rol kryesor patën dy menaxherët shqiptarë, Ilir Halili dhe Indri Caca, të cilët arritën të bindnin Atandën.

Mbrojtësi nuk e ka harruar shtetin shqiptar, teksa nuk ka nguruar të bëjë simbolin e shqiponjës gjatë prezantimit në skuadrën e re.

Përveç Partizanit, 28-vjeçari ka luajtur me Apoloninë dhe Prishtinën. Me ekipin kosovar, Atanda luajti vetëm 6 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat