​Kupa e Kosovës/ Prishtina e pret Drenicën, Ballkani përpballet me Malishevën

Futboll

​Kupa e Kosovës/ Prishtina e pret Drenicën, Ballkani përpballet me Malishevën

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Kupa e Kosovës vazhdon sot edhe me tri ndeshje të tjera shumë interesante në kuadër të 1/8 të finales së kësaj gare.

Prishtina do të ballafaqohet me Drenicën. Bardhekaltërit kërkojnë të vazhdojnë tutje në këtë garë duke parë ecurinë jo të mirë në këtë edicion të Superligës së Kosovës dhe në luftën e saj për titull, raporton KosovaPress.

Një sfidë tjetër shumë interesante është ajo ndërmjet Ballkanit dhe Malishevës, ndërsa Drita luan kundër Fushë Kosovës.

Të tri ndeshjet startojnë nga ora 13:00, ndërsa sfida e fundit e kësaj faze, ajo ndërmjet Ferizajit dhe Llapit zhvillohet të hënën nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat