Problemet me trajnerin, ylli i Chelseat vendos të pensionohet nga kombëtarja e tij

Futboll

Problemet me trajnerin, ylli i Chelseat vendos të pensionohet nga kombëtarja e tij

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 18:26
Hakim Ziyech

Një nga vendimet më të vështira që trajneri i Marokut Vahid Halilhodzic e ka bërë ka qenë mos ftesa e Hakim Ziyech për ndeshjet me kombëtaren gjatë Kupës së Afrikës.

Në të kaluarën Ziyech dhe Halilhodzic kanë pasur disa probleme, si në aspektin privat e po në atë publik, dhe si duket kjo gjë ka ndikuar shumë në yllin e Chelseat.

Momentalisht, ylli maroken gjendet me skuadrën e Chelseat në Abu Dhabi, ku është duke u stërvitur para përballjeve në Kupën e Botës për klube.

Në një intervistë për “Foot Mercato”, Ziyech foli për situatën e tij në kombëtare, ku edhe tregoi që nuk do të rikthehet më në grumbullim me Marokun.

“Qartazi i kuptoj tifozët, por unë nuk do të rikthehem te kombëtarja. Është vendimi im final. Është e qartë për mua se si është situata momentale aty. Unë jam duke u fokusuar në atë që jam duke e bërë tani, dhe ajo gjë është të jem me klubin tim”, tha Ziyech.

“Në fund të ditës është një vendim që Halilhodzic e merr dhe më duhet ta respektojë atë. Nëse gënjeshtrat janë të përfshira, është e qartë për mua. Siç e thash më herët, unë nuk do të rikthehem te kombëtarja. Ndjej keqardhje për tifozët, por kjo është situata momentale”, shtoi ylli i Chelseat.

Që prej debutimit të tij te Kombëtarja e Marokut më 9 tetor të vitit 2015, Hakim Ziyech në 40 paraqitje ka arritur të regjistrojë 17 gola dhe 10 asistime mbi emrin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat