Mbyllet pjesa e parë, ja rezultati mes Al-Hilal dhe Chelseat

Futboll

Mbyllet pjesa e parë, ja rezultati mes Al-Hilal dhe Chelseat

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 18:31
Al-Hilal dhe Chelsea

Ka përfunduar pjesa e parë e gjysmëfinales së fundit të Kupës së Botës për klube, ku skuadra e Chelseat e gjen vetën në epërsi minimale kundër Al-Hilal.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, kampioni evropian Chelsea është në avantazh prej 1:0 kundër Al-Hilal, përmes golit të Romelu Lukaku.

Nga një rikthim i topit nga mbrojtësi i Al-Hilal, Lukaku gjendet i pozicionuar tejet mirë para golit, ku edhe e konkretizon atë për ta dërguar Chelsean në epërsi në minutën e 32’ të ndeshjes.

Pjesa e parë përfundon me rezultat 1:0 në favor të Chelseat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat