Rashica me Norwich-in barazojnë me Crystal Palacen

Futboll

Rashica me Norwich-in barazojnë me Crystal Palacen

Nga: K.G. Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 22:36
Rashica me Norwich-in barazojnë me Crystal Palacen

Futbollisti Milot Rashica me ekipin e Norwich-it si vendas nuk arritën më shumë se një pikë në duel me Crystal Palacen, duke barazuar me rezultat 1:1. 

Rashica u paraqit titullar duke u angazhuar maksimalisht ndaj skuadrës nga Londra. 

Norwich ishte me fat në minutën e 63-të kur Zaha nuk shënoi nga penalltia. 

Futbollisti Pukki në minutën e parë kaloi në epërsi Norwich-in, ndërsa Zaha e barazoi rezultatin në minutën e 60-të. 

Pas javës së 24-të në Premier League, Norwich është i 18-ti me 17 pikë e Crystal Palace i 13-ti me 25..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat