Chelsea synon triumfin në Kupën e Botës për klube, zhvillon sot finalen kundër Palmeiras

Futboll

Chelsea synon triumfin në Kupën e Botës për klube, zhvillon sot finalen kundër Palmeiras

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Sot me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohet finalja e madhe mes kampionit evropian Chelsea dhe kampionit të CONMEBOL (Copa Libertadores) Palmeira, e vlefshme kjo për Kupën e Botës për klube.

Në xhiron e fundit, respektivisht në gjysmëfinale, Chelsea e mposhti me rezultat minimal 1:0 skuadrën e Al-Hilal, kurse Palmeira triumfoi me rezultat solid 2:0 kundër Al Ahlyt.

Chelsea mbetet skuadra e vetme evropiane e cila e ka humbur një finale të kësaj gare (viti 2016), ndërsa nëse Palmeira arrin të sigurojë fitore sot, do të bëhet skuadra e parë braziliane e cila mposht një skuadër angleze në finale në rrugëtimin drejt triumfit të Kupës së Botës për klube.

Sa i përket ndeshjes së sotme, Palmeira do të ketë një skuadër të kompletuar, kurse te Chelsea do të mungojnë mbrojtësit e krahut Reece James dhe Ben Chilwell.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Chelsea (3-4-3): Kepa; Christensen, Silva, Rudiger; Azpilicueta, Jorginho, Kovacic, Alonso; Havertz, Lukaku, Ziyech

Palmeiras (4-2-3-1): Weverton; Rocha, Gomez, Luan, Piquerez; Danilo, Rafael; Dudu, Veiga, Scarpa; Rony

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat