Finalja e Kupës së Botës për klube, ja formacionet zyrtare të Chelseat dhe Palmeiras

Futboll

Finalja e Kupës së Botës për klube, ja formacionet zyrtare të Chelseat dhe Palmeiras

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Sot me fillim nga ora 17:30 do të zhvillohet finalja e madhe mes Chelseat dhe Palmeiras, e vlefshme kjo për Kupën e Botës për klube.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë, Chelsea e mposhti me rezultat minimal 1:0 Al-Hilal, kurse Palmeira triumfoi me rezultat solid 2:0 kundër Al Ahlyt.

Të dy këto skuadra takohen për herë të parë sot në stadiumin “Mohammed Bin Zayed”, ku Chelsea synon triumfin e parë në histori në këtë garë, kurse Palmeiras do të synojë që të bëhet skuadra e parë braziliane që mposht në finale të Kupës së Botës për klube një skuadër angleze.

Sa i përket ndeshjes së sotme, Palmeira do të ketë të gjithë skuadrën e gatshme, kurse te Chelsea do të mungojnë dy mbrojtësit e krahut Ben Chilwell dhe Reece James.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Chelsea (3-4-3): Mendy; Christensen, Thiago Silva, Rudiger; Azpilicueta, Kante, Kovacic, Hudson-Odoi; Mount, Lukaku, Havertz

Palmeira (3-4-3): Weverton; Rocha, Dudu, Ze Rafael; Rony, Luan, Scarpa, Gomez; Piquerez, Veiga, Danilo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat