Superliga e Kosovës/Ja si duket tabela pas tri ndeshjeve të sotme

Futboll

Superliga e Kosovës/Ja si duket tabela pas tri ndeshjeve të sotme

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Superliga e Kosovës i është rikthyer aksionit sot, ku në tri ndeshje që u zhvilluan kemi pasur disa rezultate tejet interesante.

Ndeshja më interesante ishte ajo mes skuadrës së Dritës dhe Feronikelit, ku skuadra gjilanase e mposhti me rezultat të thellë 7:0 Feronikelin, përcjell KosovaPress.

Fitore sot shënoi edhe skuadra e Ballkanit, e cila e mposhti me rezultat 4:1 Dukagjinin, kurse në takimin mes Drenicës dhe Gjilanit u ndanë pikët e barabarta, ku rezultat final është 1:1.

Me pikët e reja, tabela e Superligës së Kosovës tani ka pësuar ndryshim, ku Drita dhe Ballkani rrëzojnë Gjilanin në vendin e tretë, ndërkaq Drenica barazohet me pikë me kampionin aktual Prishtinën.

Renditjen tabelare të Superligës së Kosovës pas ndeshjeve të sotme e gjeni më poshtë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat