Drejtori sportiv i Empolit: Asllani është gati

Futboll

Drejtori sportiv i Empolit: Asllani është gati

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 23:43
Drejtori sportiv i Empolit: Asllani është gati

Drejtori sportiv i Empolit ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku tregon më tepër mbi punën e tij. Accardi ka folur për merkaton dhe zbulon se themeli i klubit ku ai punon janë të rinjtë.

Asllani është një prej atyre të rinjve që janë gati të zënë vendin e tyre te Empoli dhe këtë e konfirmon vetë drejtori sportiv i këtij ekipi.

Lojtari i Kombëtares U21 ka shfrytëzuar më së miri minutat e vëna në dispozicion këtë sezon, duke marrë vlerësime të mëdha si nga trajneri, ashtu edhe nga mediat.

“Për realitetin tonë sektori i të rinjve është themelor. Pas rënies së fundit në Serie B, ne shitëm 20 lojtarë nga 25, duke u fokusuar te lojtarët më të fortë të Primavera-s.

Tani e kemi shitur Ricci-n para planeve tona, sepse Asllani është gati. Ne i ndjekim djemtë, në shkollë, në të ushqyer, në të gjitha aspektet”, ka thënë Pietro Accardi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat