Azpilicueta për rekord me Chelsea-n

Futboll

Azpilicueta për rekord me Chelsea-n

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 12:21
Azpilicueta për rekord me Chelsea-n

Cesar Azpilicueta ka ngritur trofeun e tij të nëntë me Chelsea-n. Kapiteni i Blues ka fituar edhe Kupën e Botës për klube dhe ka pasuruar koleksionin e tij me trofeun e radhës.

Azpilicueta, në fakt, ka fituar 2 Premier League, 1 FA Cup, 1 Kupë të Ligës, 1 Champions League, 2 Europa League, 1 Superkupë Europiane dhe 1 Botëror për klube.

Por, siç ka theksuar Marca, mbro jtësit spanjoll i mungon një trofe. Bëhet fjalë për Superkupën e Anglisë, i vetmi kompeticion që nuk është fituar nga ai me Chelsea-n, por që për disa nuk konsiderohet një trofe i madh.

Gjithsesi, karriera e Azpilicueta me londinezët ka qenë me të vërtetë e suksesshme dhe mund të pasurohet akoma më shumë në fundin e muajit kur Chelsea do të luajë në finalen e Carabao Cup, që mund të bëhet trofeu i 10-të për 32-vjeçarin me Blues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat