Simeone: Është e vështirë të shpjegosh një ndeshje që kishte shumë mini-lojëra brenda

Futboll

Simeone: Është e vështirë të shpjegosh një ndeshje që kishte shumë mini-lojëra brenda

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 13:32
Simeone: Është e vështirë të shpjegosh një ndeshje që kishte shumë mini-lojëra brenda

Atletico Madrid ka reaguar menjëherë pas humbjes tupëruese me Barçën në derbin e La Ligas, duke fituar ndeshjen kundër Getafes me shifrat 4-3.

Një fitore shumë e rëndësishme kjo për ekipin e Diego Simeones, ku parakalon Barcelonën dhe i rimerr vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit, me katalanasit që do të luajnë sot ndaj Espaynol.

Simeone ka theksuare se kualifikimi në Champions League është synimi kryesor i ekipit të tij këtë sezon, dhe se qëllimi i ekipit të tij sivjet nuk është triumfi në La Liga.

“Është e vështirë të shpjegosh një ndeshje që kishte shumë mini-lojëra brenda. Ata gjuanin disa herë në portë, por shënuan tre gola. Kartoni i kuq na vuri në vështirësi, por bëmë mirë që reaguam.

Unë do t’i dua njerëzit e Atleticos përjetësisht, pavarësisht se si përfundon skena ime këtu, ne jemi me fat që kemi një grup lojtarësh që ende transmetojnë shumë pasion.

Duhet të pranojmë faktin që vitin e kaluar kemi luftuar për të fituar La Ligan dhe se këtë vit po luftojmë për të shkuar në Champions League”, ka deklaruar Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat