Pioli lartëson sulmuesin portugez

Futboll

Pioli lartëson sulmuesin portugez

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 17:52
Pioli lartëson sulmuesin portugez

Leao ishte autori i golit të vetëm në ndeshjen Milan-Sampdoria ku tashmë kuqezinjtë kanë marrë kreun e Seria A.

Në një intervistë të dhënë pas ndeshjes, Pioli foli për autorin e golit të vetëm.

“Leao është fantastik.

Ai më kujton legjendën Thierry Henry, ka cilësitë e tij por duhet të jetë gjithmonë vetvetja në fushën e lojës. Leao ka dëshirë të fitojë, ka mentalitet prej kampioni.

Jam i sigurt se ai ka cilësitë për të arritur majat e futbollit botëror”,është shprehur Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat