Trajneri i Struga Trim Lum: Nuk mjafton vetëm një pjesë e mirë

Futboll

Trajneri i Struga Trim Lum: Nuk mjafton vetëm një pjesë e mirë

Nga: K.G. Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 13:12
Zaharievski

Struga Trim Lum mposhtet me rezultat 3:1 nga Shkëndija e Tetovës, në sfidën e parë pranverore në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Skuadra e Strugës që drejtohet nga trajneri Srgjan Zaharievski, e nisi keq pjesën e dytë të kampionatit. 

“Kemi luajtur një pjesë të parë të dobët dhe një pjesë të dytë të mirë në Tetovë.

Mirëpo, nuk mjaftoi që të kthehem të pamposhtur në Strugë.

Gjashtë lojtarët që kanë munguar në këtë ndeshje me Shkëndijen po kthehen tek ne, kështu që me siguri do të jemi më konkurrues në të ardhmen”, thotë Zaharievski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat