Neymar: Nuk e kisha kuptuar se ai ishte kaq spektakolar

Futboll

Neymar: Nuk e kisha kuptuar se ai ishte kaq spektakolar

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 16:02
Neymar: Nuk e kisha kuptuar se ai ishte kaq spektakolar

Ylli i PSG-së, Neymar e ka lavdëruar bashkëlojtarin Marco Verrattin pas paraqitjes fantastike në “Parc des Princes” kundër Real Madrid (1-0).

“E dija që ai ishte një lojtar i shkëlqyer, por nuk e kisha kuptuar se ai ishte kaq spektakolar.

Ai është një gjeni, një nga mesfushorët më të mirë me të cilët kam luajtur ndonjëherë së bashku me Xavi dhe Andres Iniesta”, ka thënë Neymar.

Verratti iu bashkua PSG-së nga Pescara në vitin 2012 para se të bënte debutimin e tij në Serie A.

Ai kishte fituar promovimin në ligën më të mirë të Italisë në edicionin e mëparshëm në një ekip të drejtuar nga Zdenek Zeman dhe me Ciro Immobile dhe Lorenzo Insigne si shokë të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat