“Nuk kemi për të ngrënë, dua të shikoj ekipin”. Swindon kërkon ndihmë për të gjetur tifozin e vogël

Futboll

“Nuk kemi për të ngrënë, dua të shikoj ekipin”. Swindon kërkon ndihmë për të gjetur tifozin e vogël

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 19:28
Swindon

Futbolli konfirmohet çdo ditë si sporti më i bukur dhe më i dashur në botë. Sot një tjetër histori tepër prekëse është publikuar nga mediet angleze teksa janë përfshirë edhe klube të rëndësishme të futbollit anglez.

Gjithçka nisi me një status nga ekipi Swindon i League Two që publikoi një letër që theu zemrat e të gjithëve.

“Mamaja nuk ka para për të ardhur në ndeshjet e Swindon sepse nuk ka para për ushqim dhe duhet të paguajë për darkën time në shkollë.

"Më pëlqen Swindon Town Harry McKirdy. Do të vij një ditë. Joe 6 vjeç e gjysmë".

Një letër prekëse dhe e jashtëzakonshme që të mbush me dashuri kur e lexon, teksa menjëherë klubi ka bërë postimin për të kërkuar djaloshin e vogël pasi letra e dërguar te adresën e klubit nuk kishte një adresë kthimi.

Djaloshi tifoz i ekipit kishte ngjitur edhe disa monedha 20, 5 dhe 1p për t’ia dhënë sulmuesit të tij që ka përzemër, Harry McKirdy të cilin e ka përmendur edhe në letër.

Menjëherë lajmi u përhap në rrjetet sociale dhe synimi është ta kenë djaloshin në tribune në ndeshjen ndaj kryesuesve të League Two, Forest Green madje presidenti i Swindon tha se Joe nëse gjendet do të jetë maskota për këtë sfidë.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat