Klubi i njohur anglez, më i vjetri në botë, uron Vllazninë me rastin e 103-vjetorit

Futboll

Klubi i njohur anglez, më i vjetri në botë, uron Vllazninë me rastin e 103-vjetorit

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 19:29
Klubi i njohur anglez, më i vjetri në botë, uron Vllazninë me rastin e 103-vjetorit

Një ditë e veçantë është kjo e sotmja për Vllazninë pasi feston datëlindjen e 103-të.

Shkodranët janë themeluar në 16 shkurt të vitit 1919,duke i dhënë futbollit shqiptar prej vitesh emra të spikatur që do të përfaqësonin shtetin tonë nëpërmjet Kombëtares. 103 vite histori, me 9 tituj kampion, 7 Kupa dhe 2 Superkupa.

Urime të shumta kanë ardhur për Vllazninë, por më i veçanti është ai që ka mbërritur së fundmi. Bëhet fjalë për ekipin që garon në nivelet e ulëta në Angli, Sheffield Football Club.

Por simbolika është e madhe pasi bëhet fjalë për skuadrën më të vjetër në botë që ende luan futboll në bazë të njohjes nga FIFA.

“Në këtë ditë, në 1919 u krijua edhe Vllaznia, ekipi shqiptar më i vjetër. Gëzuar datëlindjen”, shkruhet në shqip urimi nga Sheffield Football Club.

Një gjest shumë i bukur i klubit legjendar anglez dhe aq më tepër që urimi u bë edhe në gjuhën shqipe. Këtu meritojnë respekte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat