Real Madrid dhe PSG e monitorojnë situatën e lojtarit

Futboll

Real Madrid dhe PSG e monitorojnë situatën e lojtarit

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 11:46
Real Madrid dhe PSG e monitorojnë situatën e lojtarit

Chelsea dhe Antonio Rudiger nuk janë duke negociuar për kontratën e re, raportojnë mediet britanike.

Bisedimet mes londinezëve dhe qendërmbrojtësit gjerman kishin nisur muajin e kaluar, por negociatat tashmë janë ndërprerë.

“Sky Sports” shkruan se asnjë ofertë e re dhe e përmirësuar nuk i është paraqitur 29-vjeçarit.

Rudiger në deklaratën e fundit kishte deklaruar se “ka edhe njerëz të tjetër që duhet të marrin vendimin”.

Mbrojtësi gjerman raportohet se Real Madrid dhe PSG janë duke e monitoruar situatën e lojtarit.

Trajneri i përkohshëm i ‘Djajve të Kuq’ raportohet se është një admirues i Rudiger.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat