Batatina para sfidës së madhe: Ndeshja ndaj Dritës ka një përshtypje të veçantë 

Futboll

Batatina para sfidës së madhe: Ndeshja ndaj Dritës ka një përshtypje të veçantë 

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 16:57
Batatina para sfidës së madhe: Ndeshja ndaj Dritës ka një përshtypje të veçantë 

Kryetrajneri i skuadrës së Llapit nga Podujeva, Tahir Batatina dhe zëvendëskapiteni, Benjamin Emini një ditë para ndeshjes derbi me Dritën janë paraqitur në konferencë për media.

Fillimisht për përshtypjet para ndeshjes foli kryetrajneri Batatina i cili theksoi:

"Ndeshja ndaj Dritës ka një përshtypje të veçantë. Djelmoshat janë të motivuar maksimalisht. Do ta bëjmë maksimumin. Kemi arritur të marrim fitore në ndeshjen për Kupë ndaj Ferizajt dhe në kampionat ndaj Ulpianës. Nuk kemi presion, do të shohim si do shkoj ndeshja, por ne jemi të motivuar për të dhënë gjithçka nga vetja"

Më pas edhe Emini tregoj përshtypjet e para në prag të ndeshjes:

"E dimë që Drita ka një ekip shumë cilësore. Besoj që do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Kemi përgatitur mirë ndeshjen dhe shpresojmë të dalim me rezultat pozitiv"

Ndër tjerash, kryetrajneri Batatina ka vlerësuar cilësitë e Dritës megjithatë beson në kualitetin e ekipit:

"Ndeshje shumë e rëndësishme për ne. E dimë që Drita ka një skuadër cilësore e cila ka lojtarë cilësor brenda grupit por edhe ne kemi një skuadër shumë cilësore ku kemi kualitet dhe cilësi brenda ekipit".

Po ashtu lajm pozitiv për Batatina është rikthimi i sulmuesit ganes, Latif Amadu për të cilin ai theksoi se do jetë ndihmesë e madhe për ekipin. Latif është i grumbulluar për këtë takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat