Lojtarët shqiptarë që do të rrëmbejnë skenën ditën e sotme

Futboll

Lojtarët shqiptarë që do të rrëmbejnë skenën ditën e sotme

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 11:42
Muriqi

Fundjava i takon e gjitha futbollit, i cili u sjell argëtim tifozëve në këtë ditë pushimi. Dita e sotme rezervon sfida interesante, ndërsa nuk do të jetë i paktë edhe numri i lojtarëve shqiptarë që priet të rrëmbejnë skenën në Europës.

Vedat Muriqi po kalon një formë të shkëlqyer te Majorka dhe sot do të ketë mundësinë të pasurojë statistikat e tij kundër një rivali të vështirë si Real Betisi. Po në La Liga një tjetër legjionar pritet të zbresë në fushë. Bëhet fjalë për Keidi Baren, që do të ketë përballë Sevijan.

Ndërkohë në Serie A e diela nis herët, me Atalantën e Berat Gjimshitit që udhëton në transfertë kundër Fiorentinës, si dhe mbylllet në mbrëmje me Udineze-Lacio, ku luajnë Hysaj dhe Strakosha.

Në kampionatin francez, Elbasan Rashani ka mundësi të nxjerrë ar.mët nga arsenali i tij kundër një klubi me traditë të madhe si Marseja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat