Bardhi: Rezultatet nuk përligjin investimin

Futboll

Bardhi: Rezultatet nuk përligjin investimin

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 14:45
Bardhi: Rezultatet nuk përligjin investimin

Dinamo këtë sezon u rikthye në Superiore pas shumë viteve në Kategorinë e Parë, ndërsa e nisi me pretendime madhore duke parë edhe investimin e presidentit Adrian Bardhi.

Por, javë pas jave, blutë e kryeqytetit nisën të lejnë pikë rrugës e tashmë janë në një situatë ku rrezikojnë mbijetesën. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe presidenti Bardhi në një komunikate të publikuar në faqen zyrtare të klubit, i cili thekson se konstaton një ngërç psikologjik te ekipi, ndërsa kërkon nga futbollistët me eksperiencë të marrin më shumë përsipër për të kaluar momentin delikat.

Komunikata e presidentit Bardhi: 

Duke qene koshient per situaten jo te mire qe po kalon skuadra ne kampionat, me mosarritjen e rezultateve qe nuk perligjinin investimin e deritanishem e te vazhdueshem gjykova te ndalem ne kete komunikim publik.

Si president i ketij klubi qe ka nisur nje rrugetim te gjate me investime e projekte ne te gjithe kapilaret e tij sportive e infrastrukturore, konstatoj nje ngerç psikologjik ne ekip. Megjithate, kam besim qe nje situate e tille do te stabilizohet menjehere pasi kapacitetet e skuadres nuk jane te atilla per kete pozicion ku Dinamo eshte tani!

Skuadra duhet te reflektoje menjehere qetesi psikologjike duke prodhuar jo vetem loje, por rezultat! Njeheresh futbollistet me me pervoje duhet te marrin pergjegjesite e tyre per pjesen e mbetur te sezonit, per te kthyer skuadren ne binaret e rezultateve pozitive!

Kam besim qe nje situate e tille do te kapercehet dhe ne fund te sezonit skuadra dhe une bashke do ti nenshtrohet nje analize te thelle per gjithçka sezoni prodhoi. Besimi i shperdoruar rruges ka demtuar arteriet e kesaj skuadre qe gjithsesi eshte nisur ne nje rruge per te shkuar ku e ka vendin!

Dinamo eshte nje marke e rende, nje fanelle me peshe specifike historike dhe gjithkush duhet ta kuptoje se ajo nuk e ka vendin ketu.

Si president i ketij klubi ne rrugen e investimeve madhore garantoj qe asgje nuk me lekund nga ideja dhe angazhimi im per ndertimin e Dinamos se madhe, kompetitive dhe produktive ne cdo aspekt. Asnje rryme periferike nuk mund ta cenoje kurrsesi presidentin dhe klubin ne kthimin e Dinamos se madhe!

Ftoj tifozerine ta vazhdoje ta mbeshtese  kete skuader sepse Dinamo eshte shtepia jone e perbashket!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat