Lojtari rus del me mesazh kundër vendit të tij që nisi luftën kundër Ukrainës

Futboll

Lojtari rus del me mesazh kundër vendit të tij që nisi luftën kundër Ukrainës

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 11:09
Fedor Smolov

Bombardimet e Rusisë ndaj Ukrainës kanë ngritur në këmbë Europën, ku futbolli nuk ngelet mënjanë.

Shumë lojtarë kanë reaguar ndaj kësaj situatë, ku kanë mbizotëruar ata ukrainas, të cilët mbrojnë vendin e tyre.

Por unike është fakti që një lojtar rus po del kundër luftës që shteti i tij nisi.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Dinamos së Moskës, Fedor Smolov.

32 vjeçari ka bërë një postim në Instagramin e tij ku thotë që është kundër luftës. Smolov është i pari futbollist rus që ka folur hapur kundër kësaj lufte.

Një veprim mjaft dinjitoz, pasi në fund të fundit jemi njerëz dhe futbolli është sporti që bashkon kombet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat