Hidhet shorti, Gjimshiti sfidon ekipin gjerman, Barcelona kundër Galatasarayt

Futboll

Hidhet shorti, Gjimshiti sfidon ekipin gjerman, Barcelona kundër Galatasarayt

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 12:32
Hidhet shorti, Gjimshiti sfidon ekipin gjerman, Barcelona kundër Galatasarayt

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Europa League për raundin e 1/8-tave.

Goglat rezervuan përballje interesante ku mund të veçohet përballja mes Atalantës së Berat Gjimshitit dhe Bayer Leverkusen, por edhe ajo mes gjashtë herë kampionëve të këtij kompeticioni Sevilla dhe anglezëve të West Ham.

Sakaq, Barcelona e cila eliminoi Napolin, do të përballet me Galatasaray teksa ndeshjet e para do të luhen më datë 10 mars.

Shorti i Europa League, faza e 1/8-tave:

Rangers-Crvena Zvezda

Braga-Monaco

Porto-Lyon

Atalanta-Bayer Leverkusen

Sevilla-West Ham United

Barcelona-Galatasaray

Leipzig-Spartak Moska

Betis-Eintracht Frankfurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat