Selektori i Ukrainës pas arritjes në Poloni: Shoh fytyra...

Futboll

Selektori i Ukrainës pas arritjes në Poloni: Shoh fytyra...

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 14:29
Selektori i Ukrainës pas arritjes në Poloni: Shoh fytyra...

Lluis Cortes, selektor i Kombëtares së Ukrainës në konkurrencën e femrave, ka arritur të largohet nga ky shtet më në fund, ndërsa e ka dokumentuar udhëtimin e tij përmes rrjeteve sociale.

Trajneri spanjoll dhe bashkëpunëtori i tij, Jordi Escura e kanë lënë Kievin dy ditë më parë, duke u stacionuar përkohësisht në Lviv, siç kishte njoftuar Federata ukrainase.

“Tash kemi arritur në Premyzir, në Poloni. Më në fund jemi në zonë të sigurt pas 55 orësh udhëtimi. E kemi kaluar një natë e vështirë dhe pa mbulim për të treguar se ku ishim.

Kontrasti në tren këtu është brutal: fytyra të lumtura që e kanë lënë territorin e luftës. Dhe ndërkohë sheh fytyra të trishtuara, me lot në sy, të atyre grave që janë ndarë nga më të dashurit e tyre, që kanë qëndruar për ta mbrojtur vendin”, ka shkruar Cortes.

Shumë sportistë të huaj kanë mbetur të ngujuar në Ukrainë, ndërsa presin që shtetet përkatëse t’i ndihmojnë dhe t’i largojnë nga vendi, i cili po përballet me një luftë të ashpër nga agresori rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat