Daja pas fitores së Ballkanit: Futbolli luhet për tifozë

Futboll

Daja pas fitores së Ballkanit: Futbolli luhet për tifozë

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 15:27
Daja pas fitores së Ballkanit: Futbolli luhet për tifozë

Ballkani fitoi të shtunën me rezultatin 1:0, ndërsa për trajnerin Daja, ky është edhe bonus në aspektin psikik.

“Udhëtimi në Gjilan te Drita ishte shumë i vështirë. Ishte një ndeshje me atmosferë për të luajtur futboll, sepse stadiumi ishte i mbushur me përkrahës të Dritës.

Futbolli luhet për tifozë. Prania e tyre i jep një tjetër imazh lojës. E dinim që do të ishte vështirë dhe e dinim se ndeshja do të vendosej nga episode të caktuara, ashtu siç u shënua goli.

Ishim gjatë gjithë kohës në ekuilibër. Shfrytëzuam momentet e pakta që i kishim. Kjo fitore na jep edhe një bonus në anën psikologjike”, tha Ilir Daja, trajner i Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat