Roma 45 minuta me një lojtar më shumë, fiton në minutën e fundit 

Futboll

Roma 45 minuta me një lojtar më shumë, fiton në minutën e fundit 

Nga: K.G. Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 20:07
Roma 45 minuta me një lojtar më shumë, fiton në minutën e fundit 

Roma 45 minuta pati një lojtar më shumë, ia doli të merr pikë të plota në fund nga stadiumi “Alberto Picco”. 

Ballafaqimi Spezia - Roma përfundoi me rezultat 0:1 në të mirë të Romës.

Në fund të pjesës së parë, Spezia mbetet me një futbollist me pak, Amian u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, u paraqit nga minuta e parë për Romën. i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 64-të. 

Në minutën e 90+7 Abraham shënoi nga penalltia.

Pas javës së 27-të në Serie A, Roma është në vend të 6-të me 44 pikë e Spezia mban pozitën e 16-të me 26.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat